Banda e fajdeve/ Ish-kancelari i Gjykatës dhe ish-drejtori i Patentave që u arrestuan

Mes 12 personave të arrestuar për fajde janë ish-kancelari i Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, Artan Dragani, si dhe ish-kreu i Drejtorisë së Patentave në Shkodër, Ilir Sokoli.

Po ashtu, në hetim janë dhe efektivi i Policisë Ergys Lohja dhe noterja Valbona Hajdari. Artan Dragani, i cili ka mbajtur postin e kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, tashmë i arrestuar, rezulton të jetë dënuar për aksidentimin për vdekje të një gruaje.
Por nga hetimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë kohë më parë, kur Dragani ishte ende në detyrë, ka rezultuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e Artan Draganit, që mbante postin si kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Për pasojë, në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ky shtetas rezultonte në mënyrë të paligjshme si i padënuar nga gjykatat penale shqiptare. Nga ana tjetër, mësohet se në atë kohë kancelari quhej Artan Dragani, ndërsa tani ka një ndryshim te mbiemri në Artan Dragoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, iu drejtua që më 21 dhjetor të 2017-ës kryetarit të atëhershëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Shkodër, Arben Zefit, lidhur me mosdërgimin e vendimit të shkurtuar penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit Artan Dragani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në atë kohë, ministrja Etilda Gjonaj kërkoi hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës lidhur me këtë çështje, ku përfshihej ish-kancelari Dragani. Pak kohë pas kësaj deklarate të ministres Gjonaj, Artan Dragani u largua si kancelar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër. Ilir Sokoli është një tjetër i arrestuar.

Sipas Policisë Vendore, 38-vjeçari po tentonte që të kalonte kufirin nga Shqipëria drejt Kosovës, por u arrestua në PikënKufitare të Morinës nga forcat e Policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për operacionin “Maranaj”.

Sokoli për rreth dy vite mbajti postin e drejtorit të Patentave në Shkodër, në kohën e koalicionit PS-LSI, teksa ishte përfaqësues i LSI-së në Shkodër. Pas prishjes së koalicionit, Sokoli u shkarkua nga ai post.

Ndërsa noterja Valbona Hajdari dyshohet se ka bërë disa prej kontratave të huadhënies mes personave të arrestuar dhe qytetarëve të tjerë apo kalimin e pronësive të ndryshme, gjë për të cilën është pezulluar nga detyra. Hajdari edhe më përpara ka pasur akuza apo dyshime për shpërdorim detyre, por pa u dënuar asnjëherë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?