“Banda e tritolit”, mbyllen hetimet për 7 vrasësit me pagesë

Të dyshuarit si anëtarë të së ashtuquajturës ‘Banda e bombave C4″ u vunë në pranga, pas përplasjeve që patën mes tyre, që detyruan të penduarin Ndriçim Gjokona të rrëfente krimet. Goditja e bandës së c4 u bë më 25 janar 2014, kur në pranga përfundoi Julian Sinanaj. Ndriçim Gjokona, tashmë i penduar i drejtësisë, është një tjetër i arrestuar. Ai dyshohet si personi që furnizonte me lëndë eksplozive Julian Sinanajn, por për shkak të prishjes së pazareve, Gjokona duke u ndjerë i rrezikuar për jetën vendosi të fliste.

Gjithashtu, në pranga përfundoi Marjon Mitro, i cili dyshohet se porositi lëndën eksplozive, që u zbulua në makinën e ish-prefektit të qarkut të Vlorës, Besnik Dervishi, teksa automjeti po hynte në atë që mund të konsiderohet si perimetri i sigurisë së godinës së Kryeministrisë. Në kërkim u shpallën Andon (Erjon) Mëhillaj dhe Genis Mëhillaj, kushërinj, të cilët dyshohen si sekserë të Julian Sinanajt. Ndërsa Andoni u vetëdorëzua, Genis Mëhillaj vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia.

SHKARKO APP