Banderola, gurë e shashka te Kuvendi. Shoqërohet anëtari i FRPD-së
Në kohën kur sot brenda në Kuvend po zhvillohej seanca plenare, jashtë tij, të rinjtë e FRPD-së hodhën shashka dhe gurë në oborrin e Parlamentit.
Por kjo situatë nuk mbaroi me kaq. Ata shpalosën edhe një banderolë me dron mbi qiellin e kryeqyteti mbi të cilën shkruhej “ Parlamenti i krimit”.
Pas ironive dhe pankartave thumbuese ndaj deputetëve të rinj, të cilët u betuan sot para kreut të Legjislativit, Gramoz Ruçit, bëhet e ditur se Policia e Shtetit ka shoqëruar një anëtar të FRPD-së në komisariat.
Ai në këto momente po merret në pyetje për veprimet para godinës së Parlamentit.
KOHA JONË SONDAZH

