Banesa i përfshihet nga flakët, humb jetën i moshuari në Sarandë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në , në fshatin Krane, Finiq.
Sipas policisë ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.