Banesa përshihet nga zjarri në Himarë, humbin jetën dy persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Borsh të Himarës.

Mësohet se një banesë është përfshirë nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e çiftit të moshuar, Rr. C., 83 vjeç dhe S. C., 71 vjeçe.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?