Banesat shemben gjatë natës në Shkozë, terrorizohen banorët nga forcat policore

Projekti i Unazës së Madhe nuk prek vetëm banorët e Astirit, por edhe ata të Shkozës ku do të shemben dhjetëra shtëpi.

Shembja e banesave në Shkozë ka filluar që ditën e djeshme ku banorët patën jo pak përplasje me punonjësit e IKMT-së. Mirëpo, kjo e fundit nuk e ka ndalur punën as gjatë natës teksa fillimisht ka shembur shtëpitë e pabanuara.

Mëngjesin e sotëm banorët kanë dalë të terrorizuar nga shtëpitë e tyre ku janë përballuar me forcat e shumta policore që ndodhen në atë zonë për t’u siguruar që shembjet vijojnë, siç mund ta shihni në telefon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes banorëve që protestojnë janë edhe shumë fëmijë që me lot në sy kanë lënë shkollën vetëm për t’i dalë në mbrojtje djersës dhe mundit të prindërve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas burimeve është shoqëruar nga policia një familje e tërë, ajo e Franc Strolaj, mes tyre edhe të miturit.

E ashtu si banorët e Astirit, edhe këta të Shkozës shprehen se nuk janë kundër projektit, por Bashkia duhet t’u japë një zgjidhje të pranueshme dhe jo t’i hedhë në rrugë në mes të dimrit.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?