Banka Botërore: Lufta në Ukrainë do të shkaktojë tronditjen më të madhe të çmimeve në 50 vjet
Lufta në Ukraina do të shkaktojë tronditjen më të madhe të çmimeve që prej viteve 1970, paralajmëroi Banka Botërore, raporton BBC.
Në një parashikim të ri, ka thënë se pengesa e shkaktuar nga konflikti do të kontribuojë në çmime më të larta për mallrat, duke filluar nga gazi natyror deri te grupi dhe pambuku.
Rritja në çmime “po fillon të ketë efekte të mëdha ekonomike dhe humanitare”, ka thënë autori i raportit, Peter Nagle.
“Jemi veçanërisht të brengosur për familjet më të varfra pasi ato shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave në ushqim dhe energji, kështu që ata janë veçanërisht të prekur nga kjo rritje e çmimeve”, tha ekonomisti i lartë në Bankën Botërore.
Çmimet e energjisë do të rriten për më shumë se 50% duke rritur faturat për familjet dhe bizneset, tha Banka.
Rritja më e madhe do të jetë në çmimin e gazit natyror në Evropë, që do të jetë më shumë se dyfishi i çmimit.
Çmimet parashihen të bien vitin e ardhshëm dhe më 2024, por edhe atëherë do të jenë 15% më të larta se që ishin vitin e kaluar.
Banka Botërore shtoi se kjo nënkupton që nga prilli 2020 deri në mars të këtij viti kemi parë “rritjen më të madhe 23-mujore të çmimeve të energjisë që nga rritja e çmimit të naftës në vitin 1973” kur tensionet në Lindjen e Mesme rritën çmimet.