Banka Botërore: Pasiguria politike dëmton klimën e biznesit në Shqipëri
Banka Botërore vlerëson se pasiguria politike në vend dëmton biznesin në Shqipëri. Gjatë prezantimit të raportit ekonomik rajonal, ekonomistja pranë BB në Tiranë Esmeralda Shijaku theksoi se kriza politike ka bërë që investuesit të tremben.
“Kriza politike ka bërë që investitorët të tremben. Pasiguria politike ka dëmtuar biznesin në vend. Sa më pak kriza të ketë politika e një vendi, më shumë investime ka gjasa të ketë, të brendshme dhe nga jashtë”, deklaroi Shijaku.
Ajo shtoi se ka rritje ekonomike në vend dhe janë rritur investimet e brendshme.
“Ka një rritje ekonomike në vitet e fundit. Janë rritur investimet e brendshme. Ndërkohë, investimet e huaja vazhdojnë të zënë peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit”, tha më tej Shijaku.
Ajo tha se duhen të shpejtohen reformat strukturore. Hilda Shijaku vlerësoi se në sektorin bujqësor lulëzon informaliteti, e se kjo gjë duhet zhdukur.
KOHA JONË SONDAZH

