Banka e Shqipërisë “në këmbë” për krizën e COVID-19. Zv.guvernatorja, Minxhozi shpjegon të gjitha masat e marra

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Argument” diskutimi është fokusuar tek ekonomia dhe reagimin që ajo po zhvillon përballë krizës së COVID-19. Një aktor mjaft i rëndësishëm është sistemi bankar, që përfaqëson një ndër instrumentet më të fuqishme për të kapërcyer këtë krizë.

Bankat e nivelit të dytë luajnë një rol kryesor mbi masat që ka shpallur qeveria për të kredituar të gjitha bizneset që kanë nevojë për likuiditiet, por edhe për individët.

E ftuar për të diskutuar rreth kësaj teme ishte Luljeta Minxhozi, zv.Guvernatore e Bankës së Shqipërisë për të shpjeguar masat që ka marrë ky institucion për të përballuar krizën.

“Banka e Shqipërisë gjatë gjithë periudhës së emergjencës është duke u  munduar maksimalisht të lehtësojë sistemin bankar, që ky system të shkojë në të njëjtën balancë me individët, bizneset, familjet.

Një vendim është i rëndësishëm: që Banka e Shqipërisë do mbulojë bankat e nivelit të dytë për kostot e transaksioneve në sistemin online, duke iu bërë një shërbim konsumatorëve në mënyrë që të përdorin pagesat online.

Sa i përket vendimit të dytë Banka ka propozuar një shtyrje të shpërndarjes së dividentit për bankat e nivelit të dytë, deri sa të bëjnë llogaritë përfundimtare të gjithë bilancave.

Gjithashtu të gjtihë personat që janë në nivele të larta menaxhimi të bankës, por edhe të Këshillit do të përgjysmojnë pagën për ndihmë të problemeve shkaktuar nga kriza.”

Për sistemin bankar ndërkohë, zv.guvernatorja Minxhozi ka dhënë garanci të plotë se është majft solid falë një strategjie të mirëfilltë ndjekur nga Banka e Shqipërisë për mbikëqyrjen e tij:

 “Sistemi bankar është mjaft i konsoliduar. Gjendja aktuale është rezultat i një periudhe relativisht të mirë mbikëqyrje. Të gjitha bankat kanë programe të mira financiare. Por edhe nga e Bankës së Shqipërisë janë bërë përpjekje për një mbikëqyrje cilësore që t’i ndihmojë bankat në operacionet e tyre financiare. Të gjitha kursimet e qytetarëve janë të mbrojtura nga disa rrjeta sigurie. Bankat kanë një mbulim 18% nga 12% që është objektivi. Edhe likuditeti është i mirë. Nga skenarët e rrezikut, sistemi bankar tregon që ka një elasticitet të mirë dhe i përgjigjet pozitivisht goditjeve. ”

Banka e Shqipërisë ka marrë gjithashtu dy nisma për shtyrjen e kredive për të gjithë oepratorët e prekur nga kriza, si dhe uljen e normës së intresit në 0.5%:

“Faktikisht të dyja vendimet shkojnë drejt zgjerimit të aksesit në kreditim. Në muajt e fundit të 2019-ës u tregua një trend pozitiv i rritjes së kredisë, kështu që BSH është kujdesur të ruajë këtë trend dhe të ndihojë operatorët e tregut financiar. Bashkëpunimi me shoqatën e bankave ishte urdhëri për shtyrjen e kosotove të kredisë, duke lejuar që kostot të zhvendosen nga bilanci i bankave.

Nga ana tjetër Banka ofroi edhe një instrument makroekonmik, duek ulur normën e interesit në 0.5% nga më e ulëta që ka pasur Shqipëria, por kjo është një krizë e veçantë dhe çdo gjë është e kufizuar dhe ishin të justifikuara këto masa.

Ne duam të ndihmojmë likuditetin në treg, të ndimhojmë stimulin fiskal të qeverisë dhe të mundësojmë që të gjithë operatorët të kenë akses në burime financiare dhe me pak kosto.”

Zv.guvernatorja ka shpejguar edhe trendin luhatës të Kursit të Këmbimit në javën e fundit, duke e shpjeguar me një mungesë të euros në treg dhe panikun e shkaktuar nga oepratorët në treg:

“Po të nisemi që nga kushtet në të cilat BSH e pranon kursin e këmbimit ne jemi për një regjim të lirë. Ky është një kusht financiar i rëndësishëm dhe kursi vendoset nga tregu. Kur ky çmim vendoset nga tregu nga ana e BSH-së ky është kursi i pranuar. Ky rregull e lejon banëkn të ndërhyjë me politikë monetare dhe me tregtinë e jashtme të ndikojë në prodhim dhe në zgjedhje.

Është e vërtetë që kohëve të fundit kursi u zhvendos nga një zhvlerësim në vlerësim të saj. E para arsye është se u vërejt një mungesë e euros në treg, pasi burimet nga vinte kjo monedhë u ndërprenë si eksportet, shërbimet e turizimit, remitancat, por nga ana tjetër është rritur dhe kërkesa për euro, që krijoi një lloj paniku, pasi një sasi e konsiderueshme e produkteve vijnë nga importi. Kjo bëri të kishte mungesë dhe një lloj paniku nga operatorët. Banka ndërmori masa, për rastin e parë të mungesës së euros, duke siguruar likuditetin e nevojshëm. Po bëjmë ca të jetë e mundur të edukojmë operatorët në treg, që vendimet momentale të mos ndikojnë në vendimet strategjike, pasi situata do të qetësohet. ”

 / SCAN 

SHKARKO APP