Banka e Shqipërisë rregullore për administrimin e risqeve

Banka e Shqipërisë ka miratur një rregullore të re ku përcaktohen disa nga elementët që rrezikojnë këto institucione në veprimtarinë e tyre të përditshme. Dokumenti për “Për politikën e administrimit të rrezikut operacional në Bankën e Shqipërisë” ka si qëllim përcaktimin e rrezikut dhe njëkohësisht krijimin dhe zbatimin e disa masave për parandalimin e tyre.

Ngritja e kuadrit për administrimin e rrezikut operacional në Bankën e Shqipërisë, synon identifikimin e problematikave në funksion të përmirësimit sistemit të kontrollit të brendshëm, si dhe parandalimin me efektivitet të rrezikut operacional që vjen nga njerëzit, rritjen e eficiencës së burimeve njerëzore për minimizimin e humbjeve të shkaktuara nga faktori njerëzor, minimizimin e humbjeve si dhe ndihmesën në ndarjen e qartë të detyrave dhe përgjegjësive ndërmjet njësive gjatë përmbushjes së objektivave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?