Banka e Zhvillimit Islamik jep 365 mln euro për Shqipërinë, Emiratet Arabe 70 mln

Nga ajo që bëhet me dije nga Brukseli, duket se Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë dhe Shqipëria ka arritur të sigurojë një ndihmë që i kalon 500 mln euro.

Vetëm Banka e Zhvillimit Islamik, ka premtuar se do të japë 356 milionë euro. “Ne presim të diskutojmë me partnerë të ndryshme për programe rindërtimi, ka shumë për të bërë. Grupi i bankave islamike jemi gati 356 mln euro në formë programesh dhe 50 mln euro për rikuperimin e biznesit. Këto programe do të përcaktohen në përputhje me Shqipërinë”, tha përfaqësuesi i Bankave Islamike.

Ndërkohë Banka Boterore dhuroi 160 mln euro kredi, që do të shkojnë për procesin e rindërtimit.

Po ashtu edhe Banka Evropiane ka dhuruar 100 milion euro hua. “E kam për kënaqësi të konfirmoj këtë angazhim prej 100 milion e 55 mijë euro hua që do të aktivizohen sipas brezeve specifike.

Përveç kësaj, jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizën tonë”, u shpreh përfaqësuesi i Bankës Evropiane.

Emiratet Arabe kanë premtuar ndërkohë 70 milionë euro dhe ndërtimin e 2 mijë apratamenteve.

https://arkiva.kohajone.com/rindertimi-pas-termetit-shumat-qe-kane-dhene-vendet-e-be/

SHKARKO APP