Bankat do të financojnë edhe për kapital qarkullues
Pas kredisë sovrane për përballimin e pagave prej bizneseve të dëmtuara nga situata e koronavirus, tashmë do të nisë dhe një tjetër paketë ndihme. Ministrja e Financave në një inspektim në bizneset prodhuese ka theksuar se bankat do të financojnë edhe për kapital qarkullues.
“Ne kemi një aprovuar një kredi me financim 60% për kapital qarkullues”. Bizneset që do të aplikojnë do të kenë lehtësira prej bankave, por marrëdhëniet do të vendosen mes të dy palëve.
“Ne nuk ndërhyjmë në marrëdhënien bankë dhe biznes, nëse 60% e kredisë mbulohet me garanci sovrane, koha është e reduktuar dhe interesi mund të zbutet nga banka”. Deri tani 15 mijë punonjës të industrisë prodhuese kanë përfituar nga Granacia Sovrane e parë me një total prej 1.7 miliardë lekësh.