Bankat e njohura rajonale i besojnë BALFIN, East Gate në Shkup gati brenda 2021
Pavarësisht vështirësive të krizës globale të diktuar nga Covid-19, besimi i bankave lokale dhe rajonale ndaj Grupit Balfin mbetet i palëkundur.
Në një konferencë për shtyp u mbajt sot në qendrën tregtare East Gate Mall në Shkup, ku u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet Skopje East Gate (SEG) dhe një grupi bankash për një hua për të financuar ndërtimin e kësaj qendre. Bëhet fjalë për një investim total prej rreth 103 milion eurosh, dhe shumica e fondeve për realizimin e tij garantohen përmes kredisë së përbashkët nga grupe bankare të njohura vendase dhe ndërkombëtare. Shuma totale e kredisë së lëvruar do të jetë 72 milion euro.
Banka kryesore e kësaj huaje të përbashkët është NLB Banka AD Skopje, ndërsa bankat e tjera pjesmarrëse në huadhënie janë: NLB dd Ljubljana, Komercijalna Banka AD Skopje, Raiffeisen Bank Albania dhe Halk Banka AD Skopje.
Kjo kredi do të mundësojë ndërtimin e një prej qendrave më moderne tregtare në Ballkan. East Gate Mall është pjesë e kompleksit modern dhe bashkëkohor multi-funksional të Skopje East Gate, i cili përveç një qendre tregtare, do të përmbajë ndërtesa biznesi dhe hapësira banimi. Pas këtij projekti kompleks qëndron Grupi Balfin, i cili është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kompleksi është një simbol modern urban dhe arkitektural i Shkupit. Ai paraqet standarde të reja dhe moderne të jetesës dhe punës urbane. Qendra tregtare mbulon një sipërfaqe totale të shfrytëzueshme me qira prej rreth 57,000 m2, që do të vihen në dispozicion të 250 qiramarrësve (ambiente individuale me qira).
Në fjalën e saj me rastin e eventit të sotëm, Edlira Muka, Drejtoreshë Ekzekutive e Grupit Balfin, deklaroi: “Marrëveshja e sotme është një hap tjetër përpara në realizimin e vizionit të Gupit Balfin për t’i ofruar Shkupit dhe Maqedonisë së Veriut një hapësirë ku qendra tregtare ndërthurjet me qendrën e biznesit dhe mjedisin cilësor të banimit. Me të tre këta përbërës, SEG do të ofrojë standardet më të larta për blerje, zhvillim biznesi dhe jetesë. Grupi Balfin është i pranishëm në shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në disa shtete të Bashkimit Evropian, dhe ka mbi 6,000 punonjës. Nga përvoja jonë dhe sipas mendimit tonë, rajoni duhet të konsiderohet si një zonë e unifikuar ekonomike pa pengesa në zhvillimin e biznesit. ”
“Udhëheqja e këtij projekti dhe krijimi i këtij unioni ishte një sfidë e madhe për ne. Përcaktimi i strukturës financiare ishte një proces jashtëzakonisht kompleks brenda të cilit u ndërtua dhe përcaktua modeli i financimit të harmonizuar në grup. Ne jemi veçanërisht krenarë që po përfundojmë me sukses këtë projekt sot, duke nënshkruar këtë marrëveshje. Me udhëheqjen e këtij konsorciumi, NLB Bank dëshmon se ka aftësi për të udhëhequr dhe koordinuar grupe të rëndësishme bankare vendase dhe ndërkombëtare dhe për të menaxhuar modele komplekse financiare. Si një bankë sistematikisht e rëndësishme në R. e Maqedonisë së Veriut, kemi një fokus dhe angazhim për të mbështetur financimin e projektit dhe zbatimin e projekteve që kanë një vizion. Në të njëjtën kohë, ne kemi treguar se jemi një bankë që edhe në situatë krize mbështet me sukses klientët e saj për rritjen dhe zhvillimin e biznesit të tyre, dhe në këtë mënyrë edhe ekonominë maqedonase në tërësi “ Tha Antonio Argir, Kryetar i Bordit të NLB Banka AD Shkup.
Sipas Igor Davkov, Drejtor Ekzekutiv i East Gate Mall: “Pas dy viteve punë intensive me ekipin e NLB Banka AD Shkup, ne jemi duke nënshkruar shumën më të madhe të financimit bankar të nënshkruar ndonjëherë në historinë e Maqedonisë, kur bëhet fjalë për projekte financimi të një investimi nga sektori privat. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Skopje East Gate mbyll financimin për investimin në ndërtimin në qendrën tregtare, në vlerë prej mbi 103 milion euro, e cila përfundon financiarisht fazën e parë të të gjithë projektit. NLB ka pjesën më të madhe në kredinë e përbashkët të bankave, me një pjesëmarrje prej rreth 53% në mbështetjen e përgjithshme financiare të ofruar nga bankat. Pavarësisht situatës aktuale dhe sfidave në lidhje me krizën COVID 19, mbi 36 milion euro janë investuar deri më tani në të gjithë projektin, nga të cilat mbi 90%, ose 32 milion euro janë investuar në East Gate Mall. E shtrirë në mbi 15 hektarë tokë, me një sipërfaqe totale ndërtimi prej mbi 500,000 m2, që përfshijnë një qendër tregtare, komplekse banesash dhe zyrash, SEG është projekti më i madh multifunksional i pasurive të patundshme në vend dhe një investim prej rreth 350 milion euro. Sipas dinamikës së planifikuar, qendra tregtare pritet të çelë dyert ne sezonin vjeshtë / dimër 2021. Ky investim do të ndryshojë plotësisht imazhin e industrisë maqedonase të shitjeve me pakicë. Përkatësisht, qendra tregtare në tregun me pakicë në Shkup do të sjellë mbi 20 marka të reja të modës botërore në një hapësirë prej mbi 20,000 m2, ose afërsisht 40% të sipërfaqes totale të dhënies me qira të qendrës tregtare; që do të mundësojë hapjen e njësive tregtare që në formatin dhe madhësinë e tyre korrespondojnë me formatin dhe madhësinë në të cilën markat më të mëdha të modës hapin dyqane në kryeqytetet botërore, dhe kështu sigurojnë një cilësi dhe sasi krejtësisht të ndryshme në ofertë për konsumatorin. Tashmë kemi nënshkruar marrëveshje me mbi 150 tregtarë, kështu që deri më sot, më shumë se një vit para hapjes së qendrës tregtare, mbi 80% të qendrës janë dhënë me qira me kushte të konfirmuara tregtare nga qiramarrësit”.