Bankat në alarm: Do të reflektohet në çmime tek qytetarët

Bankat shprehen të frikësuara se ngjarje të tilla, si ajo e 9 prillit në aeroportin e Rinasit, nëse mbeten të pazbardhura, do të frymëzojnë raste të tjera në të ardhmen.

Sipas sekretarit të Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, ka qenë siguria e aeroportit ajo që ka çeduar në ngjarje.

Kërkesa që bankat i drejtojnë autoriteteve është për përforcimin e protokolleve të sigurisë dhe identifikimin e plotë të përgjegjësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Brumbullit, paratë e bankave të grabitura do të paguhen nga shqiptarët nëpërmjet çmimeve më të larta për shërbimet që do t’iu ofrojnë klientëve, për shkak të shtrenjtimit të primit të sigurimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Janë 4-5 grabitje pa autorë dhe bankat sigurisht që këtë risk të shtuar dhe të humbjeve, fillojnë e reflektojnë në çmime, komisione më të rritura, interes më të lartë.

Ky është një zinxhir, i cili askujt nga ne nuk i leverdis.

Nuk është se e pranojmë dhe ndodhi e në fund të fundit çfarë u bë.

Jo, ka lidhje me imazhin, nga pikëpamja financiare, efektet negative janë shumëplanëshe”, shprehet Spiro Brumbulli, sekretar i shoqatës së bankave të Shqipërisë.

Në raste të tilla, kompanitë e sigurimit rimbursojnë deri në 85% të shumës. Pjesa tjetër përfundon si humbje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?