Banorët e ‘5 Majit’ ngrihen sërish në protestë, bllokojnë ish-sheshin Shqiponja
Aktualitet E Shtunë, 29 Janar 2022 18:07
Banorët e ‘5 Majit’ kanë dalë sërish në protestë pasditen e sotme për shtëpitë që u janë prishur për shkak të projektit të rindërtimit.
Bëhet me dije se në këtë protestë, tyre u janë bashkuar edhe banorët e ‘Unazës së Madhe’, të cilëve iu prishën banesat rreth 3 vite më parë për shkak të projektit të Unazës së Madhe.
Deri më tani mësohet se banorët kanë bllokuar ish-sheshin Shqiponja, teksa nuk dihet ende se sa do të zgjas protesta.
KOHA JONË SONDAZH

