Banorët e ”Astirit”-deputetes së PS: Nuk shitemi për para
Banorët e ”Unazës së Re”, kanë hedhur akuza ndaj deputetes së zonës, Blerina Gjylameti. Pretendohet prej tyre se përfaqësuesja e Partisë Socialite është parë duke tentuar të korruptojë persona të veçantë që të tërhiqen nga protesta dhe t’i hapur rrugë realizimit të projektit 40 milion euro për 2.2 klm.
”Miq dhe protestues të ”Unazës së Re”, gjatë protestës se ditës se djeshme, nderkohë që ne protestonim për kauzën tonë ne mes të shiut qëndruam aty për orë të tëra, deputetja e zonës tonë, Blerina Gjylameta së bashku me ARRSH, te cilët po drekonin shumë afër nesh dhe po binin në kompromis me personin që kanë blerë. Ndaj ju bëjmë thirrje mos u tërhiqni nga kauza jonë; kush shitet është tradhtar”, thuhet në faqen ”Mbështetje banorëve te “Unazes se Re”.
KOHA JONË SONDAZH

