Banorët e ”Astirit” Ramës: Nuk kemi vila
Ganie Rasha, është një prej banoreve që preket nga projekti i ”Unazës së Re”. Ajo thotë se deklarata e kryeministrit Rama se banorët kanë vila është e pavërtetë. Rasha tregon se brenda një shtëpie me dy dhoma e një kuzhinë jetojnë 11 persona, me të cilëve dhe dy gra shtatzëna.
”Shumë gënjeshtar që thotë kanë nga 5-6 vila. Ti gjejë ai. Në këtë shtëpi jemi tre kurorë, këtë strehë kam. Jam me dy sakatë në shtëpi, burrin e kam sakat me një krah, me diabet dhe tension të lartë. Çunin gjithashtu e kam me një këmbë. Prandaj ai të mos thotë që kemi 5-6 shtëpi”.
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, e komenton deklaratën e Kryeministrit si një shpifje dhe i kërkon Edi Ramës të vijë në zonë për të parë nga afër shtëpitë e banorëve.
”Këto shtëpi që mund të duken sikur janë të mëdha, janë dy katëshe, aty janë vetëm familje që rrinë, katër kurorë që jetojnë aty. Nëqoftëse ai zotëria nuk beson, të vijë këtu dhe ti shikojë vet. Gjen kohën për të bërë deklarata nga më idiotet, gjen kohën për të shpifur çdo ditë, gjen kohën për tu nxirë jetën qytetarëve dhe nuk gjen kohën të vijë dhe ti shohë vetë këtu”.
KOHA JONË SONDAZH

