Banorët e “Astirit” vijojnë rezistencën, Balliu: Këtu nuk mund të shkelë asnjë fadromë!

Ka nisur protesta e banorëve të Astirit, të cilët tashmë prej 40 ditësh po protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre, pasi rrezikojnë që të shemben në kuadër të ndërtimit të projektit të Unazës së Re.

Banorët tashmë përveç dëmshpërblimit 100% të vlerës së pronës, kërkojnë dhe anulimin e projektit pasi sipas tyre është korruptiv.

I pranishëm në protestën e banorëve ishte dhe deputeti i opozitës Klevis Balliu i cili shprehu mbështetjen për to si dhe i inkurajoj q ëtë vazhdojnë të protestojnë dhe mos të dorëzohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rama nuk e ka ndërmend që ti japë zgjdihje qyetarëve. Banorët ia plasën në fytyrë projektin mafioz. Ne do ti vëmë para drejtësisë dhe këto do ti dërgojmë në burg. Këtu nuk mund të shkelë një fadromë, pasi ky është një vend krimi ndaj asnjë fadromë nuk mund të hyjë këtu. Qyetarët duhet të mbrojnë pronat e tyre pasi duhet të mbrojnë paratë që kanë investuar këtu për 25 vjet. Ky projekt duhet të anulohet, sepse është korruptiv. Në do të jemi në mbështetje të qyetarëve deri në fund”- u shpreh Balliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?