Banorët e Bërxullës: Oligarkët ndërtojnë në kurrizin tonë. S’mund të vendosin sekserët çmimin e pronave

Banorët e Berxullës kjo e dielë i ka gjetur sërish në protestë. Njëzëri ata kanë kërkuar një përgjigje nga qeveria se çfarë do të bëhet me pronat dhe tokat e tyre, të cilat preken nga ndërtimi i projektit të rrugës Thumanë-Kashar.

Banorët kërkojnë shpronësim me vlerën e tregut, po ashtu dhe një ndërtim të një nënkalimi për ta, si një rrugë alternative.

“Ne jemi akoma në qiell të hapur, nuk kemi informacion. jemi ne stres dhe ankth, s’dimë ku të shkojmë nesër. Shteti nuk na jep një zgjidhje”, tha administratori i këtij fshati.

Një tjetër banor iu bëri thirrje bashkëfshatarëve të tij që mos të shiten, por të mbrojnë pronat e tyre.

SHKARKO APP