Banorët e Bulqizës për t’u marrë shembull, mbushin rrugët në protestën për pyjet
Qytetarët e Bulqizës po japin një shembull të mirë për gjithë shqiptarët, teksa kanë më shumë se dy vite që protestojnë për mbrojtjen e pyllit dhe javët e fundit protestat janë përshkallëzuar.
Nga pak banorë që janë ngritur në fillim, sot kanë qenë në rrugët e qytetit të Bulqizës më shumë se 1000 protestues të vetë-organizuar, të cilët dolën para bashkisë me pankarta nëpër duar dhe thirrje.
Banorët kërkojnë anulimin e koncesionit për shfrytëzimin e pyjeve shekullore në Bulqizë, pasi shpyllëzimi nga firma koncesionare do ishte një goditje e rëndë për vendasit.
Bashkë me protestuesit e shumtë ishin edhe dy vëllezërit Keta, të cilët zakonisht i kemi parë në ring.
Jo më larg se para 5 ditësh gratë e fshatrave të Fushë-Bulqizës protestuan duke u ngjitur në mal, pikërisht në sipërfaqen pyjore të cilën banorët kërkojnë që të mos preket.
KOHA JONË SONDAZH

