Banorët e çadrave në Durrës mbeten edhe pa ushqime
Banorët e një banese 87-vjeçare në lagjen në 13, në periferi të zonës së njohur si Plepat në Durrës janë ende në çadra që kur kanë rënë tërmetet e fundvitit të shkuar.
Me gjithë kushtet e rënda që të imponon një çadër verore, sidomos netëve ne bregdet që janë të ftohta dhe plot lagështirë, ata vuajnë nga mungesat për ushqime.
Shpresa Guçe është një grua që ndjehet e lënë tërësisht në mëshirë të fatit nga probleme të rënda sociale të familjes së saj, si dhe i një varfërie ekstreme ku jeton kjo gjyshe me 7 prestarë të familjes, mes të cilëve dhe 2 fëmijë të vegjël.
Në fillim të këtij viti Ora News pasqyroi gjendjen e sajë të rëndë ekonomike po dhe tërmetin real që e kishte bërë krejtësisht të pabanueshme shtëpinë duke i hapur muret e deformuar ato dhe që gradualisht po shkonin drejt shembjes.
Kisha katolike pasi u njoh me varfërinë migjeniane në çadrën ku jetonte dhe banesën e rrënuar i dërgoi një kontejner për tu strehuar.
Shpresa falënderon Ora News për këtë pasqyrim në edicionet e saj dhe Kishën katolike që i pajisi me kushte për një jetë më njerëzore dhe që u dërgoi edhe ushqime.
Në çadër pak me larg, ndodhet edhe një fqinj. Banor i pallatit te pabanueshëm. Janë në kushte të rënda, pa ujë dhe kushte higjienike që është kërkesë parësore për pandeminë e Covid 19. Ata kanë ndjekur që po shpërndahen ndihma ne zonat e thella, por tek ata nuk ka trokitur më askush.
Shpresa për të mbijetuar është e detyruar që të mbledhë kanoçe ne mbeturinat e zonës, por kjo si mjafton. Ajo mendon se qeveria po bën show me hallet e tyre.
Këta banore mbijetojnë mes shume halleve, po edhe nën rrezen e një ndërtesë të vjetër e të rrënuar që tashmë është në shembje e sipër dhe mund tu rrezikojë edhe jetën.