Banorët e Cakranit ankohen: “Rruga në varreza e pamundur, nuk mund të çojmë arkëmortet”

Banorët e fshatit Cakran i Ri në bashkinë Fier kanë shprehur sot shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e rënduar të rrugës që çon në varreza, e cila e bën të vështirë përcjelljen me dinjitet të të ndjerëve.

Ata tregojnë se segmenti prej 700 metrash është i amortizuar totalisht dhe nuk ka përjetuar asnjë investim, duke i detyruar banorët të bartin në krah të afërmit e tyre përmes një terreni të vështirë.

Megjithëse janë ankuar disa herë për këtë problem, situata mbetet e pandryshuar. Një zgjidhje e mundshme që ata po konsiderojnë është të bashkohen si komunitet për të investuar privatisht në riparimin e rrugës, në mënyrë që përcjellja e të ndjerit të mos jetë më një sfidë e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët shtojnë se shpesh kërkojnë ndihmën e të rinjve të fshatit, pasi të moshuarit nuk mund të mbajnë vetë arkëmortet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një kërkesë të përbashkët, ata i bëjnë thirrje institucioneve për riparimin e rrugës, duke theksuar se, nëse nuk ka reagim, do të intensifikojnë protestat e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?