Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë pushtojnë kantierin e kompanisë ndërtimit
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë kanë vijuar edhe sot protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e tyre, duke shënuar kështu ditën e pestë të reagimeve publike.
Sipas raportimeve, protestuesit kanë ndërhyrë në kantier, duke bllokuar punimet dhe nxjerrë punëtorët nga makineritë e rënda, çka ka sjellë edhe përplasje me forcat e policisë. Për momentin, punimet janë ndërprerë, ndërsa banorët janë shfaqur të vendosur që të vazhdojnë bllokimin çdo ditë “deri në plotësimin e kërkesave të tyre”.
Banorët kanë bërë thirrje për solidaritet me pjesën tjetër të komunitetit, duke kërkuar që sa më shumë persona t’u bashkohen protestave të ardhshme.
Një ditë më parë, ata kanë protestuar përpara SPAK-ut, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për të hetuar mënyrën se si është dhënë leja për ndërtimin e projektit turistik. Ndërkohë, ata kanë paralajmëruar një tjetër protestë të hënën, në orën 09:00, përpara Prokurorisë së Shkodrës.
Situata në Baks-Rrjoll mbetet e tensionuar, me banorët që këmbëngulin se ndërtimi i resortit rrezikon ambientin dhe hapësirat publike të zonës.
KOHA JONË SONDAZH

