Banorët e fshatit Mirakë ngrihen në protestë, bllokojnë rrugën Elbasan – Librazhd

Banoret e fshatit Mirake në Librazhd kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd në shenjë protestë pasi gjatë ndërtimit të autostradës së re nuk është parashikuar rruga dytësore që hyn në fshat. Rreth 7 mijë banorë, 5 fshatra të kësaj zone janë izoluar dhe nuk gjejnë asnjë zgjidhje. Banorët i janë drejtuar ARRSH por pa marrë asnjë përgjigje për shqetësimin e tyre. Ata deklarojnë se do te vijojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit duke bllokuar çdo ditë aksin nacional. Ndërkohë bllokimi i rrugës ka bllokuar për rreth 30 minuta ka krijuar rradhë të gjata makinash.

Ndërkohë ka pasur dhe tensione në protestë dhe disa banorë janë shoqëruar nga policia në komisariat.

 

SHKARKO APP