Banorët e mashtruar të Bulevardit të Ri, këshillojnë banorët e “Astirit”: Banesat mbrojini me…

Pas më se 2 vitesh që nga prishja e banesave për zgjerimin e Bulevardit të Tiranës, banorët e prekur nga ky projekt ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

Ana Alla, një prej banoreve që i është prishur banesa dhe nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim. Për mikrofonin e Fax News, Ana tregon se prej 2 vitesh jeton me qira.

Gjatë intervistës ajo ka edhe një mesazh për banorët e “Astirit:. Ajo kërkon që ata të mos tërhiqen nga protesta dhe t’i mbrojnë me armë banesat e tyre pasi në të kundërt do të dalin të humbur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në atë kohë edhe pse disa familje patën përplasje me policinë dhe bënë rezistencë për mos prishjen e banesave, nuk ia dolën që të mbronin banesat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?