Banorët e Paskuqanit ngrihen në protestë për shembjen e shtëpive: Projekti i Unazës u ndryshua pas zgjedhjeve
Banorët e Paskuqanit në Tiranë kanë dalë në një protestë pasi thonë se qeveria nuk u ka legalizuar shtëpitë dhe do t’i prishë për shkak të punimeve për Unazën e Madhe të kryeqytetit. Banorët thonë se para zgjedhjeve u është thënë se projekti ka qenë për tu ndërtuar unaza anës lumit, ndërkohë që tani pas zgjedhjeve është spostuar dhe parashikohet të kalojë në mes të lagjes.
“Ka rënë unaza, nuk bëhen legalizimet. Kështu më thanë. Pse tjetrit iu bë para 25 javëve dhe mua jo. Ku të shkoj unë? Të dal në rrugë të madhe?”, tha një banore.
“Kemi futur letrat për legalizim dhe nuk na e kanë dhanë. Projekti i rrugës ka qenë anash rrugës, tani e sjellin nëpër lagje“, thotë një tjetër.