Banorët e revoltuar bllokojnë autostradën Thumanë-Kashar

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë në autostradën Thumanë – Kashar. Ata kërkojnë hyrje-dalje në autostradë, duke pretenduar se janë izoluar së bashku me bizneset e tyre në këto zona.

Në një moment  ka pasur përplasje me banorëve dhe policisë, të cilët më pas janë ulur në mes të rrugës duke e bllokuar atë në të dyja drejtimit.

Deputetja demokrate Andia Ulliri që ka mbështetur protestën i ka bërë thirrje ARRSH dhe zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku që ti japin përgjigje qytetarëve. Ulliri tha se jeta e rreth 85 mijë banorëve që preken nga rruga e re është vështirësuar, pasi ata nuk kanë asnjë akses për të hyrë në autostradë, dhe bizneset e tyre po falimentojnë.

Ndërkohë kanë ardhur shtesë edhe dhjetra forca policie që kanë bërë largimin e tyre nga autostrada.

 

 

SHKARKO APP