Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

Banorët e Rrjollit dhe ata që janë prekur nga projekti TID në Durrës janë mbledhur këtë të enjte përpara Parlamentit.

Banoret akuzojnë se kjo është një grabitje e pronës.

Pak para nisjes së seancës plenare, ata protestojnë duke kërkuar që mos të preket prona e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestës së banorëve të Durrësit dhe të Rrjollit i është bashkuar dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili u shpreh se grabitja e tokave të qytetarëve nuk kryhet vetëm nga oligarkët, sepse kjo mund të ndodhë pa ortakërinë me qeveritarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është një çështje në fakt politike sepse pronat nuk i vjedh vetëm oligarku, e vjedh oligarku me klasën e korruptuar politike që kemi në Parlament.
Askush nuk ua vjedh dot pronat pa lejen e tyre, janë ortakë.
Në lidhje me pronat njerëzit janë lodhur dhe mund të heqin dorë, por mos u dorëzoni. Ne do të na keni në krahë kurdo që të kërkoni të drejtën tuaj”, tha Shehaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?