Banorët e Bregut të Lumit sërish në protestë. Tabaku: Shteti po shkel Kushtetutën!

Banorët e Bregut të Lumit protestojnë sërish sot për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri. Ndërkohë që protestës së banorëve iu është bashkuar dhe deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila tha se sot fëmijët kanë lënë shkollën për të dalë në protestë. Tabaku shtoi më tej se shteti shqiptar nuk mund të shkelë Kushtetutën, duke i trajtuar në mënyra të ndryshme banorët.

“I bëj thirrje qeverisë që të mos përdorë dy standarde, i kërkoj që të gjithë banorët të trajtohen si qytetarë të Tiranës, kjo zonë është vetëm 1 kilometër larg qendrës. 

Sot fëmijët kanë lënë shkollën dhe kanë dalë në të ftohtë për të protestuar për banesat e tyre. Nuk mundet shteti shqiptar që të shkelë kushtetutën”, u shpreh Tabaku në fjalën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët thonë se edhe ata që i kanë pasur banesat me leje, pritet që të marrin nga shteti një dëmshpërblim qesharak, që është 20 mijë lekë të reja për 1 metër katror truall.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që në orën 17:00 pritet që të ketë sërish protestë nga ana e banorëve të Astirit, qëndresë kjo që po hyn në muajin e dytë të saj.

Nga ana tjetër paraditen e sotme kanë vijuar prishjet e disa bizneseve në zonën e Laprakës, po në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?