Banorët e Unazës “arrestojnë” ministrin Gjiknuri
Banorët e zonës së “Astirit” që preken nga projekti “i dyshimtë” i zgjerimit të Unazës së kanë guxuar sot dhe e kanë “arrestuar”, ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri.
Një pankartë e tyre sot përpara parlamentit, aty ku kalon dhe Gjiknuri, flet qartë:
Në pranga, ai është “stacioni” për të gjithë bastardët.
Në një kohë kur pas zbulimit të kompanisë fantazëm, që ishte gati t’i grabiste 40 milionë eurot e Unazës së Re, askush nuk u ngarkua me përgjegjësi dhe Gjiknuri vetë madje, nuk ia ndjeu vetes as përgjegjësinë morale që e kishte zgjedhur qorrazi, sot, të vetmit që kanë pasur kurajon për t’i treguar vendit përgjegjësit të parë, kanë qënë vetëm të rinjtë e papërlyer.

KOHA JONË SONDAZH

