Banorët e Unazës në ARRSH për të marrë shpronësimet
Banorët të cilët preken nga projekti i zhvillimit të Unazës së Madhe kanë vërshuar pranë zyrave të Autoritetit Rrugor Shqiptar për të marrë shpronësimet.
Në një kohë që një pjesë e banorëve, bllokojnë rrugën, me dhjetëra të tjerë i janë drejtuar ARRSH-së duke nisur procedurat e shpronësimit.
Banorët kanë marrë fillimisht sqarimet e nevojshme dhe më pas kanë nisur menjëherë plotësimin e dokumentacionit që u mundëson atyre shpronësimin e plotë.
Siç duket edhe në foto, janë 36 persona të paraqitur pranë ARRSH nga data 1 nëntor, deri më 19 nëntor për të kërkuar dëmshpërblim për banesat e tyre që preken nga ndërtimi i Unazës së Re.

KOHA JONË SONDAZH

