Banorët e “Unazës”, pasi qëndruan 2 orë në polici, vazhdojnë protestat
Edhe pse qëndruan 2 orë në polici, banorët e zonës së “Astirit”, vazhdojnë protestat e tyre e ne mbrojtje te banesave te cilat preken nga projekti korruptiv i zgjerimit te Unazes se Madhe te Tiranes.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/394499344678386/
Ndalimet
Forcat e policisë së komisariatit numër 6 në kryeqytet kanë shoqëruar për më shumë se 2 orë 6 banorë të Unazës së Re pas bllokimit të rrugës dhe djegies së gomave pasditen e të dielës.
Të shoqëruarit ishin Lutfi Kastrati, Dorjan Protoduari, Gëzim Sadikaj,Ilir Katiraj, Lindita Protoduari dhe avokati i tyre Artan Manushaqe.
Pas lirimit, avokati i banorëve tha se letra që i iu dërgua banorëve për tu marrë në pyejte ishte e pavlefshme. Ai tha se banorët do të vazhdojnë të protestësojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Jemi në vazhdën e urdhrave politik të shoqërimit në polici nga Edi Rama. Na është dërguar një letër për tu pyetur për rrethanat dhe faktet për ngjarjen e datës 17 sepse janë djegur disa goma. Dokumenti që është dërguar i është përcaktuar vetëm baza ligjore dhe jo objekti i kërkimit. Pra nga pikëpamja ligjore edhe njoftimi është i pavlefshëm.
Banorët e unazës së re do jenë në këmbë dhe nuk do kenë frikë. Do jemi në këmbë tek unaza e re, te protestat në parlament derisa Rama të ikë.
Derisa të largohet Edi Rama ne do të jemi në shesh.
E kuptojmë presionin që po ushtrohet nga Edi Rama. O ne do të ikim nga Shqipëria ose ju do të shkoni në burg“.
Ndërkohë ish-deputeti Klevis Balliu tha se kjo që po i bëhet banorëve të Unazës së Re është presion që po i bëhet banorëve.
Balliu: Është një presion, janë thirrur disa herë në rajone të ndryshme policie. Mendoj që është një formë e turpshme presioni. Është një dhunë psikologjike përveç asaj fizike. Nuk do të stepemi nga protestat derisa të anulohet projekti. Të anulohet projekti dhe protestat e banorëve të unazës ndalohen. Unë kam bindjen se projekti do të bjerë.
Banorët të shoqëruar që në orën 15:00
Ndërkohë familjarë të personave të shoqëruar janë mbledhur jashtë komisariatit dhe po protestojnë.
“Që prej orës 15:00, 6 banorë të Unazës së Re janë shoqëruar në komisariatin numër 6 për djegien e gomave. Tre prej banorëve janë liruar para pak minutash, ndërsa 3 të tjerë po merren ende në pyetje” informoi gazetari i Tv Ora, Besar Bajraktaraj.
Sipas familjarëve, shoqërimi i tyre është bërë për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike nga ana e tyre dhe krijimit të panikut në zonë.
Pasditen e djeshme, banorët e Astirit pas bllokimit të rrugës, dogjën goma makine.
Ata paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestat nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre për anulim të projektit të Unazës së Madhe, i cili u prek banesat.
KOHA JONË SONDAZH

