Banorët e Unazës protestojnë në shi. Mbishkrimi simbolik në çadër: Të shporrim Edvinoviçin

Banorët e Unazës së Re po protestojnë edhe sot  kundër projektit të “Unazës së Madhe”, nga i cili rrezikojnë shembjen shtëpitë e tyre. Këtë herë, këta banorë në vend  të  sloganëve “Rama ik”, kanë zgjedhur të marrin çadër me mbishkrime kundër kryeministrit Edi Rama.

I pranishëm në protestë, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu kërkoi nga të pranishmit të luftojnë kundër padrejtësisë që i ka prekur, duke bërë fajtor Qeverinë.

“Të dashur miq, edhe ne sot të gjithë bashkë do gjejmë forcën së bashku për të luftuar padrejtësinë. Padrejtësinë që bëhet duke mbajtur qytetarët në burgje. Padrejtësinë që bëhet te Unaza, që keni 28 vite që paguani taksat në këtë qytet që votoni në këtë qytet. Jeni një nga ata që kanë në dorë miliarda euro me pallate. Fitorja jonë është e  sigurtë vetëm nëse bashkëpunojmë me njëri tjetrin.”-u shpreh ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga banorët, teksa nuk kurseu akuzat ndaj Qeverisë aktuale u shpreh se ai së bashku me banorët e tjerë po e kupton se kush është në të vërtetë kryeministri, Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Desha të di për çfarë na akuzon kryetari i Bashkisë dhe Qeverisë. Zoti kryeministër shtëpinë time e prishe, tashi po dëgjoj se kush je. Do flas për çfarë iu akuzojme ne juve. Ju kemi kapur me presh në dorë, me projektin korruptiv. Gjithmonë ju mashtrokan.”- u shpreh një nga banorët.

Në fjalën e tij, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, u bëri thirrje shqiptarëve të jenë të gjithë të bashkuar ashtu siç treguan banorët e “Unazës së Re”, kundër atij që ai e quajti Edvinoviçi i Shqipërisë.

“Mirëmbrëma të nderuar heronj të Unazës së Re. Sot njësoj si para gjashtë muajve energjia juaj vazhdon dhe protesta do të vazhdojë deri në anulimin e plotë të projektit sepse është një projekt që ka shkelur çdo ligj, sepse nuk është respektuar as ligji për tenderimet, as e drejta e qytetarëve, dhe kjo është arsyeja pse duhet të vazhdoni të mbroni shtëpitë tuaja, Të dashur miq edhe ne sot duhet të gjejmë forcën nde mbështetjen te njeri tjetri jo për të luftuar një parti politike, por padrejtësinë që u bëhet shqiptarëve, duke i mbajtur në burgje vetëm me vendime politike, padrejtësinë që u bëhet juve te “Unaza e Re” që paguani 28 vite taksa dhe që ju quajnë të paligjshëm nga ata që duan të bëjnë pallate me shtëpitë tuaj, Fitorja jonë është kur ne të qëndrojmë së bashku, siç mbrojtët ju shtëpitë, ashtu mund të mbrojmë edhe drejtësinë tonë. Shikoni se si fituan protestuesit e Unazës sepse ata qëndruan të bashkuar, ndaj unë ju ftoj të merrni shembull nga këto banorë. Po kështu të gjithë bashkë mund të shpëtojmë Shqipërinë nga Edivinoviçi”, deklaroi mbrëmjen e djeshme, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?