Banorët e Vaqarrit ankohen tek Basha: “Administratori Gent Muço po na vjedh pronat”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorët e Vaqarrit, të cilët ngritën shqetësimin se administratori i njësisë administrative Vaqar, Gent Myrto, po u vjedh pronat e banorëve.
Qytetari: Këtu në 2014 ka qenë komplet me mure kjo këtu. Kjo zonë ka ngrënë afro 500 milion lekë të vjetra gjoba nga INUK-u. Kemi mbifaturime diku tek 10-15 milion për shtëpi të energjisë elektrike. Këtu nuk ka gjobë që nuk është vënë. Ky është vendi më i persekutuar i gjithë zonave. Se ne kemi njerëz dhe ne Sauk, kemi dhe në Selit, gjithandej, si në Vaqarr, Pezë, Ndroq është katastrofë. Kemi probleme me marrjen e pronave. Çunit të xhajës i prishën dyqanin aty. Kot fare, do zgjerojmë rrugën të prishim dyqanin pa letra fare.
Lulzim Basha: Kush është këtu, një Gent Myrto apo jo?
Qytetari: Po ai është.
Basha tha se arsyeja se pse drejtuesit e administratës janë hajdut pronash, është për shkak se drejtësia është nën presionin politik. Kryedemokrati tha se 25 prilli është dita ku me votën në numrin 9, do të çlirohet drejtësia nga presioni politik dhe të gjithë ata që kanë shkelur padrejtësisht të drejtat e qytetarëve, do të përballen me ligjin. Kreu i opozitës u zotua se duke e rikthyer autonominë vendore njerëzve dhe administrata e re do të jetë tërësisht në shërbim të qytetarëve.
“Tani, Gent Myrto ju e dini fare mirë është një grabitës i çertifikuar tokash. E vetmja arsye se pse ai është këtu dhe jo aty ku e ka vendin, është sepse drejtësia është nën presioni politik të kësaj. 25 prilli ёshtё dita ku me votën numër 9 ju do tё çlironi edhe drejtësinë nga presioni politik dhe njё drejtësi e çliruar nga presioni politik, Gent Myrton me shokë, i cili ёshtё njё nga grabitësit mё tё mëdhenj i tokave nё Shqipëri, tokave tё Vaqarrit nё kёtё rast, por si tё tillё ka shumë shembuj, nuk do tё ketë mё pastaj shpëtim nga drejtësia. Sigurisht drejtësia do ta bёj drejtësinë, s’do ta bёj qeveria. Ne do t’i mbajmё duart larg sistemit tё drejtësisë. Por arsyeja e vetme pse kanё ndodhur këto gjëra këtu ёshtё sepse qeveria me presion politik ndaj prokurorëve, ndaj gjyqtarëve i kanё mbrojtur zyrtarët e korruptuar tё cilët iu grabisin pronat, tё cilët ju grabisin taksat dhe pastaj i ndajnë me njё grusht pushtetarësh nё Tiranë. Kur flasim për ndryshimin, një pjesë shumë e rëndësishme e ndryshimit do të jetë kjo. Më 25 Prill me votën për Partinë Demokratike, për Aleancën për Ndryshim, me votën për numrin 9, ju do të na jepni mundësinë ti çlirojmë duart drejtësisë. Ajo qe do të bëjmë të mundur më 25 Prill është ndryshimi. Dhe kjo do të thotë në radhë të parë t’ia kthejmë institucionet njerëzve. A mund të quhet institucioni juaj administrata e kësaj njësie administrative. A është demokraci që Vaqarri, Ndroqi, Peza të jenë një shtojcë e një qyteti që po shkon një milionë banorë, a kujtohet njeri për hallet dhe problemet tuaja? Sigurisht që jo. Kështu që ne do të nisim menjëherë konsultim me banorët procesin e decentralizimit të vërtetë dhe do ja kthejmë autonominë vendore, do j’ua kthejmë përgjegjësinë ta zgjidhini ju kryetarin e njësisë vendore, se s’mund të rri kryetari i njësisë vendore te sheshi “Skënderbej”. Grabitës tokash si ky që keni këtu dhe siç janë anembanë Shqipërisë dhe të jeni të sigurt që me 25 Prill kjo dramë do të marrë fund. E vetmja gjë që duhet është masivisht me 25 Prill masivisht në kutitë e votimit asnjë banor të mos mbetet në shtëpi sepse përgjegjësinë e keni ju. Përgjegjësinë për votë e keni ju. Është në dorën tuaj, ju e keni atë fuqi. Përdoreni atë fuqi, këtë po e kërkoj unë, këtë po e kërkojnë edhe partnerët tanë. Përdoreni ju atë fuqi, merreni atë përgjegjësi. Unë ju ftoj të votoni për ndryshimin, të votoni për numrin 9 dhe unë ju garantoj se një nga efektet e saj do të jetë edhe do të kemi një drejtësi funksionale, pa presion politik e cila nga zyrtari i parë i shtetit , nga Kryeministri i ardhshëm, nga Unë e deri tek zyrtari i fundit, në qoftë se shkelim ligjin do të përgjigjemi para drejtësisë” – tha Basha.