Banorët fitojnë betejën ligjore. Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit, e nisur nga më shumë se 38 banorë të fshatit Kutë si edhe nga aktivistë mjedisorë, u fitua dhe u legjitimua së fundmi edhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë.

 

Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetëra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën e Apelit kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit në lumin Vjosë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në arsyetimin e saj, gjykata e Apelit konfirmon plotësisht aktvendimin e shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve,” njoftoi organizata mjedisore EcoAlbania, një prej paditësve dhe organizatave partnere në Shqipëri për mbrojtjen e Vjosës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky vendim shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri,” shtohet në njoftim.

Që prej vitit 2016, banorë të komunitetit që preken nga projekti i hidrocentralit të Poçemit, së bashku me aktivistë mjedisorë nga organizatat EcoAlbania, EuroNatur dhe RiverWatch, bashkuan forcat për të paditur këtë projekt në gjykatë.

Bazat e aktpadisë ishin raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) i papërshtatshëm dhe mungesa e konsultimit me komunitetin e prekur, duke shkelur kështu legjilacionin shqiptar dhe konventat ndërkombëtare.

Pavarësisht se në vitin 2017 Gjykata Administrative e Shkallës së Parë legjitimoi banorët vendas në kauzën e tyre, të paditurit e ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit.

“Edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojme si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojen e lumit Vjosa,” tha Olsi Nika nga EcoAlbania.

Edhe banorët e Kutës, të cilët kanë qenë pjesë e kësaj beteje ligjore që në fillimet e saj, shprehen të lumtur që më në fund ia arritën qëllimit dhe përpjekjet e tyre u legjitimuan.

“Ne e kemi kundërshtuar hidrocentralin e Poçemit me të gjitha format demokratike, që nga protestat e deri tek procesi gjyqësor. Ky vendim na ben të ndjehemi krenarë për unitetin e komunitetit të Kutës,” tha Demir Murataj, banor i fshatit Kutë./BIRN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?