Banorët i kërkojnë llogari Ramës: Çfarë do bëhet me ne?
Kryeministri Edi Rama së bashku me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, kanë vizituar disa lagje të prekura nga tërmeti në Durrës. Teksa i paraqiste një tablo të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti zyrtarit të BE, një grup banorësh kërkojnë që të flasin me kryeministrin.
Biseda me banorët
Zoti kryeministër, mund të flasim të lutem
Rama: Mirë?! ( Përshëndet banorët me dorë) Ça halli ke?
Banori: Ke një muaj e ca që ishte këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.
Rama: Po pse ku ke parë ti që të bëhet gjithë kjo në një muaj e gjysmë?! (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara)
Banori: Po kemi parë
Rama: Po ke parë po.