Banorët kthehen në pallatet e dëmtuara: S’kemi ku të shkojmë, nuk kemi zgjidhje tjetër strehimi

Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës janë rikthyer në banesat e tyre, edhe pse pallati nuk është rikostruktuar. Pas inspektimeve, ekspertët i vendosën kryqin e verdhë pallatit.

Ndërkohë, të tjerë qytetarë janë në kërkim të shtëpive me qira në Durrës, por ata thonë se çmimet janë më të larta se bonusi i dhënë nga qeveria.

Viti i ri i ka gjetur qytetarët e Durrësit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti në rrugë.

Edhe pse ky pallat është shpallur i pabanuar nga inxhinierët, banorët nuk i frikësohen shembjes së banesave.

Ata janë rikthyer në apartamentet e dëmtuara dhe kanë rinisur jetën aty ku lanë para 26 nëntorit.

Qytetarët ankohen se autoritetet po i lënë në mëshirë të fatit pasi për pallatet e dëmtuara nuk po merret asnjë masë për rikonstruksionin e tyre.

Në Durrës janë 11 familje që sorollaten për të gjetur një çati për të futur kokën. Kërkesa për shtëpi me qira në Durrës është shumë e lartë, ndërsa oferta shumë e ulët.

Por teksa hasin vështirësi për të gjetur një shtëpi me qira, qytetarët po përballen me çmime shumë të larta të banesave me qira.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi 51 viktima, la mbi 750 të plagosur dhe mbi 11 mijë familje të pastreha./abcneës.al

SHKARKO APP