Banorët në dilemë mes hoteleve dhe bonusit të qirasë
Banorët e Durrësit të mbetur pa strehë nga tërmeti vazhdojnë të jenë konfuzë mbi strehimin e tyre. Prej më shumë se një muaji, ata qëndrojnë në hotele por me ardhjen e vitit të ri duhet të kalojnë në banesa me qira, duke përfituar nga bonusi që u jep Bashkia. “Deri tani nuk na kanë dhënë asnjë lek. Na kanë thënë, rrini sa të doni, ne nuk ju largojmë”, thotë një qytetare. Shqetësimin e kësaj zonje e kanë edhe qindra të tjerë. Të paqartë për rrugën që do të ndiqet duken edhe menaxherët e hotelit. Ata tregojnë se askush nuk ka pranuar të largohet, ndonëse sipas Bashkisë kanë përfituar bonuesin e qirasë.
“Ne na ka ardhur një listë nga Bashkia e Durrësit, e cila specifikon se të gjithë ata banorë që kanë qenë me qira duhet të lirojnë hotelin. Realisht, ne ja kemi kaluar si informacion, por deri tani janë të gjithë të akomoduar këtu dhe ne vazhdojmë shërbimin si në ditën e parë që ata kanë ardhur”, shprehet Eridon Buzi, menaxher i hotelit.
Qytetarët e Durrësit janë të shqetësuar edhe ngritja e çmimit të qirave në qytet, gjë që ua vështirëson më shumë mbulimin e shpenzimeve përmes shumës që ofron Bashkia. “Unë e kam mbyllur në datën 31 bonusin e qirasë dhe nuk e di si do të funksionojë. Do të dalë apo jo dhe sa do të dalë”, shprehet një qytetare. “Mua më ka dalë bonusi, por nuk kam gjetur shtëpi”, thotë një tjetër qytetare. Autoritetet kishin njoftuar fillimisht se spostimi nga hotelet në banesa me qira duhej të niste që prej 3 janarit, por kjo u shtypa afat.