Banorët në Mamurras thirrje Ramës: Sill ekspertët, ose hajde rri një natë brenda

Banorët e pesë pallateve në qytetin e Mamurrasit po qëndrojnë jashtë prej gjashtë ditësh, pasi ndërtesat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti dhe nuk kanë siguri të qëndrojnë në banesat e tyre.

Banoret pohojnë se e kalojnë natën duke fjetur në makina apo tek të afërmit e tyre, pasi askush nuk i ka verifikuar këto pallate për të përcaktuar shkallen e dëmtimit që kanë pësuar. Ata thonë se ekspertët nga Laçi nuk u dhanë zgjidhje prandaj i kërkojnë të vijnë nga Tirana.

“Muri është çarë komplet, isha në gjumë shyqyr që u çova shpejt. Shyqyr Zotit që jemi gjallë, kam frikë të rri në shtëpi”,-tha njëri prej tyre. Një tjetër banore kishte një thirrje për kryeministrin. “Pallatet në Mamurras janë të rrënuar të gjithë një tërmet i vogël me rënë, kush të jetë në opozitë me lekë në dorë, krejt kryetar këshilli, bashkie, prefektura, kryeministri të vijnë unë u jap çelësin tim, të rrinë një natë brenda me kalamajtë e tyre dhe unë kam për të qëndruar gjithë jetën në atyre hyrje që të më çojnë ata. Unë jam duke ndjekur në barake, kam bashkuar karriget, kam vendosur një kompesatë një jorgan dhe vendos katër kalamaj aty, dhe vetë me burrin rrimë roje se nuk lëmë materialin e shtëpisë vetëm”.

SHKARKO APP