Banorët në njësinë 11 dalin në protest: Po vdesim për copën e bukës
Komuniteti rom ka dalë në protest ditën e sotme pasi pretendojnë se izolimi ka shkaktuar tek ata mungesë ushqimesh duke bërë apel qeverisë për ndihmë .
Ata ndodhen në rrugën “At Zef Pllumbi”, pranë zonës së Zogut të Zi, në njësinë 11, ndërsa është shqetësues fakti se nuk përdorin masa mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e pandemisë dhe qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit.
“Po vdesim për copën e bukës”, tha njëri prej familjarëve, ndërkohë një tjetër ka treguar se ka marrë ambulancën për të shkuar në spita dhe nuk i janë përgjigjur.