Banorët në panik, “shi” gurësh në Torovicë

Banorëve të Torovicës u ka mbetur vetëm që t’i luten Zotit t’i shpëtojë nga mali dhe zemërimi i natyrës. Gurë të mëdhenj vazhdojnë të bien në rrugën Lezhë- Torovicë, ku edhe mëngjesin e së enjtes fatmirësisht nuk pati viktima.

Banoret e zonës tregojnë se ndihen të rrezikuar në çdo moment nga rënia e gurëve dhe se nuk mund të shpresojnë që rastësia t’ua kursejë gjithnjë jetën.

Gurët e mbetur në mes të rrugës sipas banoreve mund të bëhen edhe burim aksidenti. Prej ditës së martë kur gurët ranë në oborrin e një shtëpie në Torovicë, zyrtarët e Emergjencave civile pranë Prefekturës dhe Bashkisë Lezhë thonë se do të ndërhyjnë, por ende në terren nuk është bërë asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?