Banorët në protestë kundër thertores, reagon vëllai i pronarit

Dhjetëra banorë të fshatit Laknas, në kryeqytet janë ngritur në protestë kundër ngritjes së një thertoreje.

Në vendin ku është parashikuar të ngrihet thertorja, nga një kompani private, banorët shprehen se ata kërkojnë të shpyllizojnë vendin.

Situata vijon të jetë e agravuar dhe i kërkojnë policisë që të largohen nga Laknasi.

Ora 14:05 – Për mediat ka folur edhe vëllai i pronarit që kërkon të ndërtojë thertoren në Laknas. Ai shprehet se e gjithë historia është e stisur nga 2-3 persona dhe se konkretisht do të ndërtohet një fermë dhe një lokal që do të shërbejnë për agroturizëm.

“Ne nuk jemi zaptues pronash. Ne kemi hartuar gjithçka dhe s’ka pas pretendime nga populli. Çohen të gjithë sot dhe vijë ulen aty. Ne kemi fol me banorët, me 2-3 persona, por nuk kanë pasur pretendime. Këtu nuk po ndërtohet ndonjë biznes për ndotje të terrenit, por është për agroturizëm. Ne kemi zbatuar të gjithë procedurat që ka shteti. Jemi pajisur me të gjitha dokumentacionet dhe i kemi vënë në dijeni. Lejen e kemi marrë nga ish-kryetari dhe me kryetarin aktual kemi biseduar. Është agroturizëm do jetë një fermë, një restorant që do të jenë në funksion të njeri-tjetrit. Sipas letrave do të merret 1.2 hektarë. Këta nuk janë banorë të gjithë të kësaj zonës. Ne kemi qenë transparentë dhe kemi folur. Gjithçka është e pavërtetë. Unë kam bërë një kallëzim për prerjen e druve dhe jo këta, sepse do të mbillet trefishi i pemëve dhe jo si e thonë këta”,- u shpreh vëllai i pronarit.

Ora 14:00 – Banorët i kërkojnë kryebashkiakut të ri, Rakip Suli që të anulojnë vendimin për ngritjen e thertores.

“Ne i vëmë fajin Xhelal Mziut, por ky i riu që ka ardh, ku i komunistëve duhet ta anulojë. Nuk ka të drejtë njeri të ndërtojë. Fshatarët janë mbi 200 vjet në këtë vend. Nuk ëhstë vetëm punë  e Xhelalit. Ky komunisti e ka në dorë.Ishalal zoti ca kërkon nga zoti ishalla ia jep aty ku i dhëmb më shumë”,- thotë një banor.

Ora 13:55 – Një tjetër banore shprehet: “Rrit klysh ne merr Xhelali. Do  mbrojmë vendin tonë me gjak dhe djersë. Të bëhet ca të bëhet një herë do  vdesim. Ne na kalojnë fëmijët cdo ditë në rrugë edhe ta ndjejë erën e  keqe. Të vijë Xhelali dhe të na ngrejë thertore. Të na sjelli edhe një  spital Xhelali këtu që të shtrojmë fëmijët dhe të mos shkojmë në  Tiranë.”

Vajza e gruas që i ra të fikët kërcënon: “E patë ca gjendje është në ambulancë. Ta gjejë gjë këtë femër jo vetëm unë po edhe fëmija e vogël këtu do të marrë hak.”

Ora 13:42 – Banorët akuzojnë ish-kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu se ai i ka bërë letrat për ngritjen e thertores.

“Të gjithë do të vdesim këtu. Ky vend këtu nuk do të bëhet. Njeriu këtu do të jetë fëmija më i vogël. A keni shkollë ju? Përditë këtë punë do të bëjmë. Zhdukuni, turp i zotit nëpër botë i duan pyjet ne këtu i presim. Turp i zotit Xhelali na pret pyjet. kjo është falë Xhelal Miut. Do vdesim këtu të gjithë. Xhelal Mziu të vijë të na zejë shtëpijat neve, biri i klyshit. Xhelali i ka bërë letrat pa dijeninë e banore. Ai nuk i di akoma këto sekrete të Xhelal Mziut, se ai i ka mbyllur dokumentet. Ça do bëjë Rakipi të shkojë ti pijë kafe. I bëjmë thirrje qeverisë ose ta mbylli këtë çështje ose do ta bëjmë si në Vlorë”, shprehen banorët.

Ora 13:27 – Një grua ka humbur ndjenjat

“Largohu, je femër apo jo. Nuk e sheh gjendjen tonë, largohu”, thërriste një vazjë ndërsa mbante në duar zonjën që i kishte rënë të fikët. Ata bëjnë thirrje që të njoftohet një ambulancë, por ende bnuk ka ardhur asnjë ambulancë, për të bërë të mundur dhënien e ndihmës së parë.

Ora News - Banorët e Laknasit: Gjithë bota ruan pyjet, Xhelali i pret me brisk rroje

Ora 13:20 – Banorët i bëjnë thirrje shtetit që të ndërhyjë, ndërsa theksojnë se policia është duke vënë dorë mbi moshën e tretë.

I mytët fëmijët, pleqtë e të gjitha gjërat. Policia po vë dorë në moshën e tretë. Ju lutem. Shini, të vejë dorë shteti. Ku është shteti? Ca policësh jeni ju? Ju lutemi shtetit. Kemi çuar njerëz në spital, i lutemi shtetit të largohet. Policia po bën masakër me popullin”- thonë ata.

SHKARKO APP