Banorët në protestë për ndotjen: Po sëmuremi

Mëngjesin e kësaj të diele, banorët në afërsi te zonës së Laprakës, u mblodhën për të protestuar ndaj ndotjes që shkaktohet nga fabrika e tullave, e vendosur pranë banesave. Qytetarët ankohen se tymi që del nga fabrika, është i dëmshëm për shëndetin dhe kancerogjen.

“Jemi në 2019-ën dhe shëndeti i fëmijëve tanë është kërcënuar seriozisht nga gazrat që mëtohen pa kufij dhe pa kontroll nga kjo kompani”-u shpreh një nga protestuesit.

Ndaj fabrikës, në muajin prill të këtij viti është vendosur një gjobë prej 500 mijë lekësh, nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, për mos plotësim të kushteve por banorët shprehen se asgjë nuk ka ndryshuar dhe fabrika vazhdon po njësoj me ndotjen. Në protestë të pranishëm ishin dhe fëmijë, të cilët kërkojnë të jetojnë si gjithë fëmijët e tjerë, pa pasur frikë për shëndetin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?