Banorët pa ujë të pijshëm në Burimas në Maliq, LSI: Gëzim Topçiu t’i lërë investimet fasadë, por t’u përgjigjet banorëve

Lëvizja Socialiste për Integrim, Dega Korçë, ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të Bashkisë së Maliqit lidhur me situatën e rëndë që po kalojnë banorët e Burimasit nga mungesa e ujit të pijshëm atje.

Në reagimin e saj, LSI-ja shprehet se Bashkia e Maliqit duhet ta kuptojë shumë mirë që ajo zonë e jashtëzakonshme për sa i përket bujqësisë kërkon investime reale dhe jo fasadë.

Ndaj i bën thirrje kryebashkiakut Gëzim Topçiu që t’i lërë investimet fasadë, por të sqarojë opinionin publik pse nuk ka ujë të pijshëm Burimasi.

Reagim mbi deklaraten e Bashkise Maliq !

Bashkia Maliq duhet ta kuptojë shumë mirë që ajo zonë e mrekullueshme e jashtëzakonshme për sa i përket bujqësisë kërkon investime reale dhe jo fasadë.

Ti lërë Gëzim Topçiu investimet fasadë por të sqarojë opinionin publik pse nuk ka ujë të pijshëm Burimasi?

Pse mungon sistemi i kanalizimeve?

Pse zona më e madhe bujqësore ka nivelin më të lartë të papunësisë?

Përsa i përket çështjeve të tjera do kemi kohë në ditët në vazhdim të bëjmë publike abuzimet marramendëse. Nuk ka më Rilindje që t’ju ‘trimërojë’ pas 25 prillit ka vetëm qytetarë që do ju ndëshkojnë.

#shqiperia_shtepia_juaj 🇦🇱

SHKARKO APP