Banorët rrethojnë kishën Shën-Thanasi të Dhërmiut

Banorët e fshatit Dhërmi në Vlorë janë mbledhur në kishën e Shën-Thanasit për të penguar punën e INUV-ut të Bashkisë së Himarës për ndërhyrje në këtë objekt.

Banorët pohojnë se kanë sinjalizime se INUV i Himarës do nise aksionin për prishjen e një solete në objektin 1-katësh që ata e përdorin si kishë.

Kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka refuzuar të japë detaje lidhur me aksionin e INUV-it. Goro ka pohuar së në Dhërmi nuk po ndodh asgje.

Ndërkohë, Spiro Zaho, banor i Himarës në një lidhje telefonike ka sqaruar se banorët janë grumbulluar pranë objektit.

Zaho ka shtuar se asnjë person përgjegjës nga bashkia e Himarës nuk u ka dhënë shpjegim lidhur me këtë askion të INUV-it. Ai shton gjithashtu se banorët nuk duan të konfliktohen me organet e shtetit. Banori rrëfen edhe se banorët e fshatit aktualisht ndodhen pranë objektit.

“Ne jemi njerëz pa armë dhe besojmë vetëm tek Zoti, tek kisha jonë. Nesë do vijnë të marin e të na kërkojnë votat, por vetëm disa zhgarravina do u japim. Unë jam banor i ri i Dhërmiut. Ne nuk na shohin si qytetarë shqiptarë por na shohin si ufo, sikur vijmë nga një botë tjetër. Nuk ka asnjë njeri të na shpjegojë planin këtu. Se përse do e prishin dhe ku është problemi me kishën. Nuk erdhi shteti me projektin dhe planin për të na e treguar. Në momentin që na hedhin kishën është njësoj sikur duan të na mohojnë të drejtën fetare“, – tha ai Thoma Dhima, zëdhënës i kishës ortodokse në një njoftim për shtyp, ku pohon se për shembjen e kishës janë nisur punonjës të INUK nga Tirana.

“Kanë nisur INUK nga Tirana për të shkatërruar Shën-Athanasin! Me cilin argumentim, mbi bazën e cilit ligj? Ministria e Kulturës dhe IMK deklarojnë që nuk është në listën e monumenteve, nga kisha e vjetër nuk ka mbetur më asgjë, kisha është ngritur nga besimtarët në vendin e kishës së vjetër ortodokse që më 1992. Si duket shteti e konsideron, siç bënte regjimi komunist, besimin ortodoks të papërshtatshe për qytetarët e tij dhe ka vendosu t’u ndërrojë besim”, – shkruan ai në njoftimin e tij.

Objekti është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të vjetër të ndërtuar rreth 1400 vite më pare dhe që u rrënua nga regjimi komunist. Pas vitit 1990 mbi rrënojat e asaj kishe u ndërtua një objekt që banorët e përdorin si kishë. 

SHKARKO APP