Banori i “Astirit”: Më kërkuan ryshfet për legalizimin e banesës

Në një prononcim direkt për emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, disa nga banorët e zonës së Astirit, të cilët preken nga projekti i Unazës së Re kanë treguar se banesat e tyre i kanë ndërtuar prej më shumë se 20 vitesh duke punuar në emigrim.

“Unë kam një objekt 4-katëshe dhe e kam ndërtuar prej 25 vitesh. Kam qenë në emigrim dhe bëra lekë andej dhe ndërtuam këtë ndërtesë. Unë jam me origjinë nga Skrapari. Unë e kam banesën në proces legalizimi”- thotë një nga banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë një tjetër banor shprehet se banesa e tij nuk është legalizuar, pasi i kanë kërkuar 30 mijë euro, por nuk specifikoi se kush ja ka kërkuar këto para pavarësisht insistimit të gazetares Rudina Xhunga.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Deputeti jonë është ai që është me thasët me drogë. Është Saimir Tahiri. Ne kërkojmë që projekti të zbatohet, por të marrim mundin dhe djersën tonë. Unë kam shtëpi dhe biznes familjar. Kemi punuar në emigrim. Banesa ime nuk është e legalizuar sepse më kërkuan ryshfet 30 mijë euro.  Nuk mund ta them kush më kërkoi 30 mijë euro. Disa legalizime janë bërë me ryshfet. Unë kam banesa afër meje që janë legalizuar”- tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?