Banori i Shkozës: Mallkoj veten që votova PS, po na groposni të gjallë!

Banorët e Shkozës janë ngritur në protestë për shkak të punimeve dhe prishjes së banesave të tyre.

Deputetja e PS Elona Gjebrea ka bërë të ditur se duhet kuptuar situata dhe nevoja për këtë ndërhyrje madhore në dobi të komunitetit që do të sjellë dhe zhvillim të zones, shkruan GSH.

Mirëpo, njëri prej komentuesve duket se e ka nxjerrë “huq” deputeten Gjebrea se ka shkuar të takojë dje banorët në Shkozë, për të disktuar sa i përket problemi që ata kanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pse genjen? Dje ishe ne Rinas duke u larguar nga Shqiperia. Ku i takove qytetaret?”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo çka bie në sy në komentet e dërguar deputetes Elona Gjebrea është një SMS shkruar nga një zotëri në drejtim të deputetes Gjebrea, i cili mallkon veten që ka votuar për PS-në, ndërsa thekson se po i groposin të gjallë.

Vajzës së tij i ka rënë të fikët dje, ndërsa nipin ia ka marrë policia. Ja çfarë i shkruan ai deputetes Gjebrea.

“Znj.Gjebrea. Kam pasur dhe kam respekt. Jam ai xhaja që po luaja domino te dyqani, te Agushe Gjexovica që foli dhe gruaja ime. Të premtuam votat tona dhe ju më premtuat në mes të gjithëve: ‘xhaxha je i pari që do të marrësh legalizimin’.

Mirëpo, dhe tani se kam marrë akoma. Ti e di mirë që unë jam i sëmurë që të informojë edhe gruaja ime me këshilltarin e zonës dhe prapë kam ardhur në Itali për kurim.

Kur marr vesh që goca ime që është edhe e sëmurë e shoh të shtrirë në këmbët e policisë që i kishte ikur edhe gjuha.

Gjithashtu dhe nipin tim që e merr policia. I thashë vetes dhe e kam mallkuar se kujt ia kam dhënë votën me familjen time deri kur është themeluar partia socialiste. Kjo parti, familjen time po ma gropos.

Kur u shemb dyqani te Ali Demi, në tokën time ku më kishin prishur shtëpinë private, që kjo qeveri akoma s’më ka shpërblyer. Vetëm emrin kam për shpërblimin e shtëpisë. I kam bërë gjithë veprimet deri tek banka që do t’i dërgonin, por ende s’kam marrë asgjë.

Këtu që kam bërë shtëpinë që ma keni zotuar që, fola më lart dhe kur mësova edhe për gocën Anila Mema që ka komunikuar dhe pashë edhe videot me policinë them që kjo është socialistja dhe nuk kam më besim?!

Që kjo qeveri që kam votuar deri ku u themelua dhe prandaj jam i shqetësuar dhe i zhgënjyer. Pres që të bëjnë ndonjë kthesë dhe të ndonjë përgjigje të mirë, Faleminderit!” /albeu.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?