Banori i Unazës së Re: Si u dhunuan djemtë e personit që qëlloi Ramën me këpucë
Lutfi Kastrati banor i zonës së Unazës së Re i ftuar në “360 Gradë” në Ora News tha se banorët nuk kërkojnë lëmoshë nga shteti por mundin e 30 viteve. Ai tregoi edhe fotot e djemve të Iljaz Katirës, të dhunuar nga policia në vitin 2014. Katira aktualisht ndodhet në qeli pasi qëlloi me këpucë kryeministrin Rama pak ditë më parë në Spitalin e Traumës.
Kastrati: Nuk ka asnjë banor të Unazës së Re që kërkon banesa publike. Ne nuk kërkojmë lëmoshë. Ne kërkojmë mundin e 30 viteve. Kjo ngjarje ka ndodhur më 14 nëntor 2014. Unaza e Re është hera e tretë që kërcënohet. Kësaj here për të larguar zaptuesit dhe për të ardhur këta zotërinjtë. Këta janë fëmijët e personit që ndodhen në burg dhe që gjuajti me këpucë kryeministrin. Kjo është dhuna e ushtruar nga policia me inspektorët e INUK-t të udhëhequr nga Fatmir Meta. Të atit të këtyre dy fëmijëve i kanë dëmtuar shpatullën. Është bërë kallëzimi dhe nuk është pranuar pasi në spitalin ushtarak janë zhdukur kartelat. Nuk e di çfarë provash do të duheshin më shumë.

KOHA JONË SONDAZH

