Banorit të Astirit i çojnë dokumentin për skualifikim nga legalizimi, i vendosin emrin e një qytetari tjetër

Nazif Lekli është përjashtuar pak ditë më parë nga procesi i lagalizimit për biznesin e tij prej 105 metrash katrorë, mirëpo shkresa e dorëzuar nga IKMT përbën një skandal më vete.

Sikur të mos  mjaftonte që është dorëzuar në një ditë pushimi zyrtar siç ishte 28 Nëntori, në mes të shkresës është përdorur emri i një qytetari tjetër që nuk ka lidhje me pronën në fjalë.

“Njerëzit janë nëpër festa, dhe këta na sjellin dokumentet e skualifikimit. Më kanë skualifikuar pronën ndërkohë që më kanë vënë emrin e një personi tjetër. Shkresa mban emrin e Enver Shukri Pirrës, i cili e ka shtpinë e tij shumë metra larg biznesit tim”, shprehet Lekli për Fax News.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkresa që ka mbërritur në familjen Lekli

“Në vitin 2005 futa letrat për legalizimin e banesës dhe të shtëpisë. Certifikatën e shtëpisë e mora, ndërsa për biznesin më tha ‘’duhet të presësh se janë shtrenjtë bizneset aty”, nëse kjo do lidhej me projektin atëherë nuk do më ishte legalizuar as shtëpia. Vetëm pardje më ka ardhur skualifikimi për biznesin, 105 metra dyqan ma lanë pa letra”, tha më tej Lekli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?