Banorja e Lazaratit: Shteti të largojë kriminelët, po na terrorizojnë

­Personat e armatosur në Lazarat kanë terrorizuar banorët.

Kështu, një nga banoret e fshatit tregon për mediat e persona të armatosur kanë shembur rreth orës 04:00 të mëngjesit murin rrethues të nje banese.

"Muri u shemb rreth dy orë e gjysmë para se të qëllohej mbi policinë. Disa makina shembën murin rreth 300 metra. Fillimisht, menduam se ishte policia por më pas kuptuam që ishin persona të armatosur.”­ tregon banorja.

Ajo kërkon gjithashtu nga shteti që tu sigurohet punësim dhe të largohen kriminelët nga fshati pasi i kanë terrorizuar.

“Kërkojmë nga shteti të na sigurojë punësim dhe të largohen kriminelët. Po na krijojnë terror”­, u shpreh banorja.

 

SHKARKO APP